Raufi i habitur me deklaratat e Joveskit! Nesër avokatët do të mbrojnë të akuzuarit e rastit “Monstra”
Vetëm një ditë para fjalëve përfundimtare të avokatëve mbrojtës në rastin “Monstra”, kryeprokurori republikan Ljubomir Joveski, për Dojce Vele, pohoi se prokuroria akuzon të dyshuarit në bazë të dëshmive të forta.
“Për shkak të vik*timave dhe të dëmtuarve, autorët duhet të sillen para drejtësisë. Dhe kjo duhet të bëhet në mënyrë ligjore dhe me prova të qëndrueshme. Më e rëndësishmja, autorët e këtij krimi të rëndë akuzohen në bazë të provave të pakontestueshme dhe të qëndrueshme gjatë procedurave ligjore”, tha Ljubomir Joveski – Kryeprokuror republikan.
Deklarata e tillë e Joveskit, para fjalëve përfundimtare të mbrojtjes, për avokatin Naser Raufi është e palejueshme sepse thyen prezumimin e pafajësisë.
“Më habiti me të vërtetë më duket se deklarata ishte në Dojçe Vele. Me habiti me deklaratën që prokuroria posedon prova të forta, nuk është korrekte, bile thyen prezumimin e pafajësisë dhe kryen tension të jashtëzakonshëm te trupi gjyqësor. Është e palejueshme”, theksoi Naser Raufi – avokat i palës mbrojtëse.
Sipas Joveskit, rigjykimi i rastit ka heq dyshimet se “Monstra” mund të jetë rast i montuar dhe është precizuar aktakuza.
“Është i gabuar perceptimi se aktgjykimi është ndërprerë për shkak të ekzistimit të bisedave të përgjuara. Pas ankesës së të akuzuarve, Gjykata Supreme ka verifikuar se vërtetësia e fakteve të rëndësishme po vihen në dyshim serioz dhe vendosi që gjatë përsëritjes së procedurës, është e nevojshme të kryhet rekonstruim i ngjarjes si nga aspekti i rrëfimit të dëshmitarit të rrezikuar, se mbrojtjes nuk i është mundësuar qasje në veturë”, potencoi Ljubomir Joveski – Kryeprokuror republikan.
Por Raufi thotë se nuk është bërë precizim i aktakuzës, por ndryshim klasik i një akuze, dhe pikërisht kjo tregon se rasti është i montuar.
“Mendoj që me fjalën tonë përfundimtare do ta demantojmë praktikisht këtë montim të qartë të rastit që tani më dihet që 9 vite. Po të mos ishin këto të dë*nuar të pafajshëm sigurisht që epilogu do të ishte shumë i shkurt, do të dë*noheshin po të kishte prova të forta”, u shpreh Naser Raufi – avokat i palës mbrojtëse.
Avokati tha se si palë mbrojtëse nesër me fjalët përfundimatre do ta argumentojnë dhe dëshmojmë pafajësinë e të gjithë të akuzuarve. Ndërkohë organizatori i protestave për rastin “Monstra” është thirrë në polici për tu marrur në pyetje. Monstra qështë në fazën e shpalljes së aktgjykimit. Prokurorja Fatime Fetai në fjalët përfundimtare kërkoi dë*nim të përjetshëm për Alil Demirin, Afrim Ismailoviqn dhe Agim Ismailoviqin si kryerëist e vr*asjes, për Haki Azirin dhe Fejzi Azirin si ndihmës pas vepërës. Për të akuzuarin Sami Luta, prokurorja Fetai tha se aktakuza është tërhequr ngase nuk ka prova./TV21