Vetëvendosje hap zyrtarisht fushatën në Prishtinë
Lëvizja Vetëvendosje ka hapur zyrtarisht fushatën elektorale në Prishtinë, për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, njofton ALBAZONE MEDIA.
Hapja zyrtare është bërë në sheshin e Prishtinës, ku të pranishëm ishin zyrtarë të partisë dhe disa nga kandidatët për deputetë.
Me këtë rast, Arben Vitia, kandidat për deputet nga kjo parti, u shpreh se fitorja VV-së do të jetë e sigurt.
Ai theksuar që për shkak të pandemisë COVID-19, hapja e fushatës është bërë në këtë mënyrë, e jo me tubime.
“Fitorja e Vetëvendosjes me 14 shkurt është e sigurt deri atëherë secili nga kandidatët tonë do të takojë qytetarët, ashtu siç i kemi takuar edhe para fushatës që kjo fitore të jetë bindëse”, tha ai.
Video EO.