Regjistrimi, VMRO-DPMNE kundërshton edhe propozimin e Pendarovkit

Shpërndaje

Partia opozitare VMRO-DPMNE ka dalë kundër edhe propozimit të presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski që regjistrimit të mbahet gjatë muajit maj ose qershor.

Siç thojnë nga opozita, propozimi i Pendarovskit është hipokrizi.

“Pendarovski është hipokrit. Nëse aq do të shqetësohej për regjistrimin, nuk do të ishte fundi i botës nëse do ta kundërshtonte Zaevin dhe nuk e nënshkruante Ligjin për regjistrim të falsifikuar. Vetë kërkesa e Pendarovskit për shtyrje të regjistrimit është vërtetim i asaj se pushteti nuk është i gatshëm për regjistrim legjitim dhe se kërkesat e VMRO-DPMNE-së në lidhje me regjistrimin janë të arsyeshme. Ky reagim i tij është i vonuar”, thanë nga VMRO-DPMNE-ja.

Ndërkaq, dje presidenti Pendarovski deklaroi se mund të bëhet kompromis për regjistrimin dhe të dy opsionet politike kundërshtuese ta zgjatin dorën – pushteti të pajtohet që regjistrimi të zbatohet në maj ose në qershor, ndërsa opozita të mos e bojkotojë./TV21