Protesta për rastin “Monstra”, Spasovski: 14 persona janë marrë në pyetje, vetëm një është i mitur
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski deklaroi se 14 persona janë ndaluar gjatë ditës së djeshme për shkak se siç pohoi ai, kanë qenë të përfshirë direkt në dhunë gjatë protestës për rastin “Monstra”, përcjell SHENJA.
“Do të ketë kallëzime penale për të gjithë ata që kanë dëmtuar pronën shtetërore, makinat e MPB-së. Secili prej tyre do të sanksionohet. Gjatë ditës së djeshme janë identifikuar dhe janë thirrur për bisedë 14 persona, të cilët direkt kanë marrë pjesë në dhunën kundrejt objekteve dhe pronës shtetërore. Të gjithë janë të rritur, përpos një të mituri, i cili është thirrur që të vijë në stacioni policor së bashku me prindin e tij”, tha Spasovski.