Kalimtarët në Milano ndaluan për ta parë, ja sa kushtoi veshja plot stil e Marina Vjollcës (Foto)
Prej pak ditësh, Marina Vjollca, ndodhet në Milano të Italisë së bashku me bashkëshortin e saj, Getoar Selimi.
Nga qëndrimi i saj në Milano, moderatorja e njohur ka ndarë me ndjekësit disa fotografi ku shfaqet e veshur plot stil dhe shumë elegante.
Bukuroshja bionde u shfaq në rrugë e veshur me një pallto të markës “Gucci”, e cila duket se ka kushtuar shumë. Madje edhe kalimtarët në Milano kanë ndaluar të shikojnë Marinën teksa realizonte fotot.
Faqja “Mespermes” në “Instagram” ka publikuar çmimin e palltos që ajo ka veshur, e cila ka një çmim prej 3,200 euro.