Banori i ankohet Ramës: Në fshatin tonë s’ka asnjëherë drita. Kryeministri i revoltuar i kthehet kreut të Bashkisë: Pse s’ka energji këtu?
Ditën e sotme, Kryeministri Edi Rama ka qenë në fshatin Nivicë të Tepelenës, në bujtinën e Z.Jaho. Rama, i cili ishte së bashku me kryetarin e Bashkisë Tërmet Peçi dhe ministrin Bledi Çuçi, të cilët pasi kanë parë brenda ndërtesës janë ulur së bashku me sipërmarrësin ku dhe kanë diskutuar mes tyre.
Jaho i është ankuar Ramës, duke i thënë se në fshatin e tyre nuk ka pasur asnjëherë ndryshe dhe sipas tij kjo ka qenë shqetësim për shumë banorë pasi nuk kanë mundur të bëjnë asnjë investim edhe pse kanë dashur.
Rama pasi ka dëgur ankësën e sipërmarrësit ëhstë revoltuar ku dhe i ka kërkua “llogari” kreut të Bashksië se pse mungojnë dritat në fshat, Nga ana tjetër kryeministri i premtoi sipërmarrësit se do të bjënë të pamundurën që të sjellin energjinë elektrike. Ndërkohë sipas banorëve aktualisht ata funksionojnë vetëm me panele diellore dhe gjeneratorë.