Maqedoni

Qeveria e Maqedonisë: E diela, ditë jo pune!

Shpërndaje

Kryeministri i vendit, Zoran Zaev, me anë të një statusi në fejbuk ka njoftuar se se e diela do të jetë ditë jo pune.

Drafti i tekstit për zgjidhje ligjore për “të dielën ditë jo pune” është shqyrtuar sot në Këshillin Ekonomik Social, bëjnë të ditur nga Qeveria.

“Për funksionimin normal të shtetit, fakti është se do të ketë një mundësi për punëdhënës të caktuar / subjekte juridike për të punuar, por vetëm në aktivitete të caktuara dhe vetëm ata punëdhënës që do të jenë në gjendje të tregojnë se proceset e prodhimit teknologjik nuk duhet të ndërpriten (domethënë jo të gjithë punëdhënësit në ato aktivitete të caktuara!). Punëdhënësit e tjerë (dhe ata punëdhënës, proceset e prodhimit teknologjik të të cilëve mund të ndërpriten në aktivitetet e listuara dhe të gjithë punëdhënësit në aktivitetet që nuk renditen në përjashtime) nuk do të lejohen të punojnë”, thonë nga Qeveria.

Më tej shtojnë se në rast se do ta shkelin ligjin dhe do të punojnë të dielën, atëherë do të ketë masa ndëshkuese të ashpra.