RajoniTop Lajme

Rama takon “sërfistin” në Sarandë: Të degjeneroi PD dhe prapë e do! (Video)

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka qenë pasditen e sotme në Sarandë, ku inspektoi kantierin e Lungomares, duke theksuar se këtë sezon turistik ajo do të mirëpresë turistët e shumtë.

“Sarandë – Në kantierin mbresëlënës të Lungomares së re të Sarandës, e cila këtë sezon turistik do t’i mikpresë pushuesit e shumtë me një transformim të madh e me një plazh të risistemuar , përgjatë një shëtitoreje plot hapësirë në një vijë 1.1km”, thotë Rama

Rama u ndal të bisedonte me një sërfist i cili ishte veshur vetëm më rroba banjo pavarësisht temperaturave të ulëta.

Pjesë nga biseda:

Edi Rama: Si je?

Qytetari: Ministrin e Turizmit dhe kryetarin e Bashkisë i duam

Edi Rama: Si je, çdo gjë në rregull. E shikon more ja, çfarë të bëri PD ty?

Qytetari: Më degjeneroi fare

Edi Rama: Edhe ti prapë e do

Nga minuta 19.05