Kovaçevski: Këtë vit kemi arritur marrëveshje për 30% rritje të çmimeve të blerjes së rrushit

Shpërndaje

“Jemi jashtëzakonisht të lumtur që këtë vit arritëm marrëveshje me të cilën kemi një rritje prej 30% të çmimeve të blerjes së rrushit”, tha Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, në manifestimin “Rrushvjelja e Tikveshit2022”, që mbahet në Kavadar.

Në vazhdim është deklarata e Kryeministrit Kovaçevski:

“Jemi jashtëzakonisht të lumtur që këtë vit kemi arritur marrëveshje me të cilën kemi 30% rritje të çmimeve të blerjes së rrushit, kjo u konfirmua edhe në takimin që patëm bashkë me kantinat dhe bashkë me vreshtarët. Këtë vit, krahas faktit që çmimi i blerjes së smederevkës dhe vranecit është rritur në 13 dhe 19%. Në mënyrë plotësuese, shteti në kushte të krizës më të madhe botërore, ndau dy denarë shtesë për çdo kilogram rrush të dorëzuar dhe dy denarë shtesë për çdo litër rrush të eksportuar, gjegjësisht prej 2 deri në 4 denarë mesatarisht 3 denarë, varësisht nga ambalazhi në të cilën eksportohet.Gjithashtu mbështetje për kantinat e verës që është gjithashtu mbështetje e drejtpërdrejtë për prodhuesit e verës.

Ajo marrëveshje me kantinat dhe me prodhuesit e verës praktikisht mundësoi të kemi sukses në fillim të vjeljes, ju uroj të gjithëve që fryti të jetë në nivel të lartë, ndërsa kantinave u uroj sukses në vendosjen e verës jashtë vendit. Ajo që gëzon është se ne jemi eksportuesi i dytë më i madh i verës në rajon. Gjithashtu jemi një nga eksportuesit më të mëdhenj të verës në botë, përveç që jemi një nga eksportuesit më të mëdhenj në kuadër evropian dhe cilësia e verës çdo vit është në një nivel më të lartë. Eksporti i verës në shishe është rritur për 2/3 në krahasim me verën me shumicë, siç ishte në të kaluarën, dhe kjo vetëm sa konfirmon se politikat që i zbaton Qeveria në 5 vitet e fundit janë në të mirë të kantinave dhe prodhuesve të verës dhe sigurisht edhe gjithsesi shtetit, sepse eksporti i verës nga vendi tashmë ka kaluar 61 milionë euro gjatë vitit të kaluar, që është për 19% më tepër se nga viti 2020.

Besoj se me cilësinë e madhe që kanë verërat tona dhe që u vërtetua nga panairi më i madh evropian i mbajtur në Beograd organizuar nga Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, do të përfaqësojë edhe një nxitje më të madhe për prodhuesit e rrushit, për pronarët dhe menaxherët e kantinave, si dhe për shtetin që kjo degë strategjike mban në nivel të lartë në agjendën e Ministrisë së Bujqësisë”.

Pyetjes së gazetarëve lidhur me problemet e blerjes së rrushit të zi, Kryeministri u përgjigj:

“Të gjitha çështjet e hapura dhe normalisht të gjitha sfidat që dalin, si në çdo blerje, tashmë ka notuar Ministria e Bujqësisë në takimin që kishim me të gjithë, ministri Bujqësisë tha qartë se inspektorati është në dispozicion të të gjithë prodhuesve të verës për të ndërhyrë në çdo rast që do të shfaqet, në të cilin do të ketë interpretim të ndryshëm të informacioneve që kanë edhe blerësit edhe shitësit e rrushit”.