Haradinaj pranon humbjen, uron VV-në
Kandidati i AAK-së për president, Ramush Haradinaj, ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje pas publikimit të “Exit Poll-ve”, ku kjo parti del fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit.
“Duhet falënderuar të gjithë mekanzimat për këto zgjedhje, dhe qytetarët për një pjesëmarrje pasi që ka qenë kohë e vështirë. Përpos Exit Polleve një trend i votës kah VV-ja dhe konstatohet një fitore e tyre dhe shftytëzojë rastin me u uru edhe fitoren e VV-së, rezultatet përputhen me pritshmëritë tona”, tha Haradinaj.
“Ne nuk kemi vija të kuqe as për VV-në as për ndonjë subjekt politik”, shtoi ai.