MaqedoniTop Lajme

Bilall Kasami i uron Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit punë të mbarë!

Shpërndaje

Rezultati historik i zgjedhjeve tregon vullnetin e pamohueshëm të popullit të Kosovës për Lëvizjen VETËVENDOSJE, njëherit reflekton shpresë dhe gëzim edhe tek populli shqiptarë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Pa pasur asnjë dyshim se suksesi do të jetë i pandashëm nga kjo shumicë e re parlamentare, në emrin tim dhe në emër të Lëvizjes BESA i uroj kreut të VV-së Albin Kurti dhe Presidentes në detyrë Vjosa Osmani punë të mbarë në këtë mandat dhe në sfidat e reja të rrugëtimit Euro-Atlantik të Republikës së Kosovës.

“Populli i Kosovës sot shkroi një faqe të bukur të historisë së demokracisë, me çfarë konfirmoi edhe një herë traditën pluraliste. Fundi gjithmonë zbukuron veprën, ndërsa rezultati do të zbukuroj edhe më shumë këtë ditë feste të Republikës së Kosovës!”, shkroi Kasami për zgjedhjet në Kosovë.