Vetëvendosje arrin më shumë vota së të gjitha partitë shqiptare së bashku
Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia fituese e zgjedhjeve të cilat u mbajtën këtë të diele.
Deri me tani LVV ka arritur të i ketë mbi 47% të votave në tërë Kosovën, shkruan ALBAZONE MEDIA.
Kështu partia e Albin Kurtit ka më shumë vota se sa PDK, LDK, AAK dhe NISMA së bashku.
LVV ka arritur të i ketë mbi 377 mijë vota në këto zgjedhje.
Ndërsa PDK, LDK, AAK dhe NISMA kanë së bashku 318 mijë vota.
Në këto zgjedhje kanë marrë pjesë 47% e qytetarëve që kanë të drejtë vote.