Rajoni

Vjosa Osmani: Ky shtet është bërë nga gjaku i dëshmorëve

Shpërndaje

U.d Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në 13 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, ka marrë pjesë në manifestimin qendror për pavarësinë e Kosovës.

Osmani gjatë fjalimit të saj tha se shteti i Kosovës është bërë nga Gjaku i dëshmoreve, nga djersa e mudni i secilit qytetar, shkruan Gazeta inFokus.

Ajo po ashtu tha se shteti është krijuar nga vullneti dhe qëndresa e pathyeshme e popullit.

Fjalimi:

“Të nderuar përfaqësues të Republikës së Kosovës, i nderuar kryeministër në detyrë zotëri Hoti, ministri i mbrojtjes në detyrë, zotëri Quni, i nderuar komandant i FSK-së gjeneral, Rrahman Rama, të nderuar përfaqësues të familjeve Jashari e Rugova.

Shumë të nderuar ambasadorë të vendeve mike të dashur ushtarakë, oficerë dhe nënoficerë. Kam kënaqësinë e jashtëzakonshme që ndodhem sot para jush për ta rikujtuar rrugëtimin e shtetit tonë i cili sot kremton ditëlindjen e 13-të.

Flamujt e kaltër të cilët sot kanë stolisur të gjitha rrugët e Kosovës duke na bërë të ndihemi krenar për shtetin tonë. Bashkë qytetarë të mi të dashur ky shtet është bërë nga gjaku i dëshmorëve nga djersa e mundi i secilit prej jush, nga rezistenca dhe vullneti i pathyeshëm për qëndresë. Nga urtësia e mprehtësia e brezave të tërë mësuesish, mjekësh, krijuesish, burrash e grash që kanë rënë për këtë ditë të shenjtë.

Madhështia e popullit tonë është në madhështinë e secilit prej jush ndaj falë kontributit tuaj të vlefshëm të gjithë bashkë jemi gardianë të Republikës së Kosovës..”, ka thënë Osmani në një pjesë të fjalimit të saj.