Pas reagimit të ASH-së, largohet nga puna vëllai i Boban Iliçit
Këshilltari i ASH-së në komunën e Kumanovës, Osama Muadini, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se pas reagimit që ka bërë, nga puna si zjarrëfikës është larguar, Bojan Iliç, vëllai i Boban Iliçit, vr*sësit të vogëlushit pesëvjeçar nga Kumanova, Almir Aliut. Edhe Bojan Iliçi ishte i përfshirë në për*leshjen fizike që ndodhi para dhe pas momentit të tragj*edisë në Kumanovë, në vitin 2016.
Postimi i plotë:
“Më në fund një lajm i mirë!
Vëllau i Boban Iliç, vr*asësit të Almirit, largohet nga puna!
Pas reagimit tim, bashkë me mjetet e informimit, lidhur me punësimin e Bojan Iliç në Njësinë e Zjarrfiksave, ai largohet nga puna”, shkruan Osama Muadini, këshilltar i ASH-së në komunën e Kumanovës.