Hasani: Vaksina nuk ka nacionalitet, nuk ka kombësi dhe nuk ka patriotizëm
Zëvendësministri i shëndetësisë Ilir Hasani i pyetur nëse është zhgënjyese për shqiptarët që vaksinat e para në vend arritën nga Serbia, u përgjigj se vaksinat nuk kanë nacionalitet, nuk kanë kombësi dhe nuk e sheh si zhgënjyese për shqiptarët faktin që vaksinat e para në vend arritën nga Serbia. Ai madje përkujtoi se përveç vullnetit të mirë të shtetit fqinjë, është dashur të kalohet edhe procedurat dhe lejet nga kompania e cila i ka prodhuar vaksinat.
“Absolutisht mendoj se nuk është zhgënjyese. Ne si Qeveri e Republikës së Maqedonisë së Veriut qysh para 2-3 muajve kemi filluar bisedimet me shumë shtete për kësi lloj donacioni. Do të thotë kemi filluar nga Polonia, nga Greqia dhe kjo në një far forme është promovuar dhe publikuar, se vërtet kemi nevojë për të na ndihmuar edhe vendet fqinje. Bile në shtetin fqinjë të Republikës së Bullgarisë edhe u miratua në Kuvend se pasi që të vijnë dozat e para të vaksinës ato do të na i japin neve një numër të caktuar që të shfaq atq afërsinë, fqinjësinë dhe mirësinë e një shteti fqinjë. Ndërkohë që ndër të parët që i doli në ndihmë Republikës së Maqedonisë së Veriut, ishte Republika e Serbisë. Se në njëfarë mënyrë vaksina nuk ka kombësi, nuk ka nacionalitet, vaksina nuk ka patriotizëm, por vaksina është produkt i Amerikës e cila përmes Serbisë ka arritur në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha Ilir Hasani, zëvendësministër i Shëndetësisë./alsat/