Imami nga Poroji: Bashkësia selefie me qëllime anti fetare, burimin e ka nga shërbimet e huaja (Video)
Ndërkohë imami Maksut Abazi vlerëson se bashkësia selefie është kryekëput projekt anti-fetar dhe anti-kombëtar që burimin e ka nga shërbimet e huaja. Abazi thotë se besimtarët nuk duhet të bien pre e provokimeve.
“Kjo i ngjan si një njeri kur është në mes të detit ku e kanë marrë përpara valët. Herë e nxjerrë kokën herë zhytet. Këto zanafillën e kanë shumë më herët. Këto janë asgjë tjetër përpos që mbrojnë interesat e shërbimeve të huaja. E ftoj popullatën të ruajnë gjakftohtësinë dhe të mos bjerë pre e këtyre provokimeve. Krejt mllefi i tyre është t’i diskreditojnë figurat e pastra kombëtare dhe fetare duke manipuluar me masën. Do të thotë ky është projekt anti fetar dhe anti kombëtar që rrjedh nga shërbimet e huaja”, tha Maksut Abazi, imam./ALSAT