Maqedoni

Kasami thotë: Dy deputet nga opozita shqiptare gati të kalojnë në Lëvizjen Besa

Shpërndaje

Kryetari i Lëvizjes BESA z. Bilall Kasami, ishte i ftuar sonte në emisionin “Politica” të Televizionit Globi.

Kasami, nga kjo intervistë deklaroi që; “Jemi në bisedime me më së paku dy deputet nga kampi opozitar shqiptar, ku ata janë të gatshëm që të kalojnë në shumicën parlamentare, ku gjithashtu ata do ti ndjekin politikat e Lëvizjes BESA, dhe do të jenë pjesë e Lëvizjes BESA”.

Ai ka theksuar se subjekti që drejton ai është faktor shumë i rëndësishëm i shumicës parlamentare.

Kasami bëri me dije se shumica paralamentare pavarisht të gjitha zërave është stabile.
“Ne jemi të angazhuar që të implementojmë në makimum programin tonë qeverisës…Besa është një risi në këtë shumicë paralemtare dhe besoj që qytetarët e ndjejnë këtë ndryshim për të mirë, e sigurisht që ka të bëjën me përmirësimin e jetës së qytetarëve. Qeveria është stabile dhe punojmë që kësaj shumice ti bashkohene dhe deputet të tjerë nga opozita”, ka theksuar Kasami.