Maqedoni

Sela: Reforma ishte kryefjala dhe zgjidhja e premtuar e krizës politike të vitit 2015!

Shpërndaje

Kusht vendimtar për reforma është koalicioni politik që e favorizon reformën. Me fjale të tjera ky koalicion asesi brenda vetes nuk duhet të ketë grupe që kanë interes të mbijetojë sistemi i vjetër që duhet të reformohet.

Asnjë kuptim nuk ka që reformën dhe sidomos atë në drejtësi ta bëjnë grupet pjesë të koalicionit politik që e ndertuan një regjim dje dhe që po e mbajnë gjallë akoma sot. Lista vetëm se është zgjëruar. Nikollës dhe Aliut, Sashos dhe Agimit, i është shtuar Zaevi dhe Oliveri.

Reforma kurrë s’është një proces teknik ose më sakt thënë, është fare pak teknik, ajo është një proces kryekëput politik. Ashtu siç as arratisja e Gruevskit dje dhe as ajo e Mijallkovit sot, aspak s’është problem teknik siç mundohet të arsyetoj kryeministri Zaev, por është tërësisht e ndihmuar nga politikanët e apostrofuar më lart, fal të cilëve sot kemi:

-Një regjim me demokraci akoma më hibride, sesa e kishim në vitin 2017.

– Një gjyqësi akoma më të politizuar, sesa kishim dje.

– Jemi vend lider në rajon për korrupsion.

– Sot, viktima dë*nohet ndërsa vr*asësit e kriminelët shetisin të lirë.

– Iliçët e LSDM-së lihen të lirë, biles edhe shpërblehen me vende pune, ndërsa babai i Almirit dë*nohet me burg.

– Monstra rimontohet përsëri, ndërsa monstrave të vërtet si ky i sotshmi ju krijohen shtigje për tu arratis.

– Agimi vazhdon të jetë ministër, ndërsa Fetai në burg…

Mos keni asnjë dilemë, reforma çdoherë është vetëm politike e tillë është edhe ikja e Mijallkovit sot me përkrahje nga politikanët, dosta të vjetër e të ri të qeverisë.
Prandaj, politikisht Zoran Zaev duhet të mbaj përgjegjësi dhe të jap dorëheqje.
Po njejtë dhe akoma me zëshëm se dje, POSHTË REGJIMI!