Ky është funksionari i fundit që ka pirë kafe dje me Sasho Mijallkovin (Foto)
Funksionari i fundit që ka pirë kafe dje (të dielën) me ish drejtorin e DSK-së, Sasho Mijallkov, ka qenë ish kryetari i komunës Aerodrom, Ivica Konevski. Ata kanë pirë kafe në kafeterinë Distrikt në qendër të Shkupit, që është në bashkëpronësi të djalit të Mijallkovit, Jordan Mijallkov, transmeton gazeta Lajm.
Siç raporton “360 Shkallë”, Konevski dhe Mijallkov kanë biseduar rreth 30 minuta. Fillimisht është larguar Konevski e më pas edhe Mijallkov. I pyetur sot nëse e din ku gjendet Mijallkov, Konevski është përgjigjur shkurt: “Nuk e di”. Njësoj është përgjigjur edhe avokati i Mijallkovit, Lupço Shvrgovski.