Rama premtim për mandatin e tretë: Do të rrisim pagën minimale
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një konferencë LIVE me gazetarët nga kryeministria.
Gjatë fjalës së tij, Rama ka premtuar rritje të mëtejshme të pagës minimale dhe dyfishim të ndihmës ekonomike.
“Është një stacion e një rruge që vazhdon, nuk është një shumë për të pritur duartrokitje apo lëvdata, por shumë sfiduese, qoftë për subjektet që përfitojnë këtë pagë, qoftë për ne që duam ta rrisim përfitimin e tyre, por ama krahasuar me ku ishim jemi ku e ku, në 2013 ishte 22 mijë lekë, ku po të heqësh edhe sigurimet, shifra bëhet e papranueshme.
Ambicia jonë është që pagën minimale ta rrisim më tutje dhe siç kemi arritur sot falë të gjithë përpjekjeve të bëra në të gjithë këto vite, të zerojmë taksën, përtej premtimit të dhënë, ashtu edhe njësoj si në këtë pozicion duam të arrijmë në një pozicion edhe të posaçëm edhe për pagën minimale dhe e fundit, por jo për nga rëndësia,.
Kemi dyfishuar ndihmën ekonomike dhe do e mbajmë dy fish deri në përfundim të pandemisë dhe do të synojmë dyfishimin e saj konstant gjithë kohës edhe pas përfundimit të kësaj lufte. kush gjykon mandatin tonë të dytë dhe do të jap një mendim objektiv duhet të mos harrojnë që ka qenë mandati më i jashtëzakonshëm në histori, sepse gjysma e këtij mandati ka qenë në luftë me 2 fatkeqësi të jashtëzakonshme dhe siç po dalim fitimtar nga lufta me tërmetin, duke i shëruar hap pas hapi plagët që hapi tërmeti ashtu do të dalim edhe nga kjo luftë verbale. Jam i vetëdijshëm që ky është moment kyç në këtë luftë dhe lidhet me vaksinimin“, tha Rama.