Maqedoni

Mickoski: Nuk mjafton dorëheqja e Spasovski, të formohet qeveri teknike

Shpërndaje

Lideri i opozitës Hristian Mickoski ka thënë se do ta intensifikojnë betejën kundër kësaj qeveri.

Ai tha se ju kanë dhënë 24 orë për ta gjetur Mijallkovin, megjithatë po shihet se ikja është bërë në marrëveshje.

“Gjykata, MPB, Prokuroria duhet të jepin sqarime. Përgjegjësi duhet të ketë. Asgjë të mirë nuk jeni në gjendje të bëni. Nuk mund të siguroni vaksina, por na qeshin të gjithë. Nuk mund të mbani seanca, ngase nuk keni kuorum. Maqedonia është në krizë, është bërë shtet me të cilin të gjithë po qeshin. Çdo ditë me Zaevin donë të thotë se shteti thellohet në krizë”, u shpreh Mickoski, raporton SHENJA.

Ai tha se Spasovski që dje është dashur për të dhënë dorëheqje.

“Dorëheqja e tij nuk mjafton. Duhet dorëheqje e qeverisë, formim i qeverisë eksperte që së bashku me lokalet të organizohet zgjedhje parlamentare”, deklaroi më tej, Mickoski, raporton SHENJA.

Mickoski ka thënë se është koha për qeveri teknike.

“Nuk është me rëndësi se kush do ta udhëheq qeverinë, pro një qeveri e cila do ta përgatit vendin për zgjedhje. Ta lirojmë Maqedoninë nga kjo mafi. Të votojmë mosbesim të kësaj qeverie, the më pas të zgjedhim qeveri” deklaroi më tej Mickoski.