Maqedoni

Spasovski: Me përgjegjësi pohoj se askush nuk ka negociuar me Mijallkovin

Shpërndaje

Për momentin Sasho Mijallkov është në vuajtje të masës së arrestit shtëpiak në shtëpinë e tij. Ai këto ditë nuk e ka braktisur shtetin dhe gjatë gjithë kohës ka qenë në Shkup. Nëse nuk do të dorëzohej, për disa orë do të ishte tërësisht ndryshe, informon ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe nënvizoi se ai personalisht nuk ka pasur kontakt me Mijallkovin para kthimit të tij. Potencon se nëse hetimi tregon përgjegjësi për këdo qoftë, duhet të ketë përgjegjësi jo morale, por penale.

Spasovski duke qenë mysafir në brifingun e mëngjesit deklaroi se udhëhiqet hetim në Prokurorinë publike dhe është emëruar prokuror publik. Deri dje, nënvizoi, MPB ka punuar me PTHP-në në Shkup, me prokurorët kujdestar në lidhje me citimin e bisedave informative të personave të cilët mund të jenë ndihmës në arratisjen, a janë ato anëtarë të familjes së tij ose rrethit të tij, gjegjësisht sigurimi. E rëndësishme ishte, theksoi Spasovski, të merren të gjithë celularët dhe pajisjet tjera elektronike dhe dokumentet të cilat mund të jenë pjesë e hetimit gjatë bastisjes në rezidencën e tij.

Spasovski pohoi se askush nuk negocion për asgjë dhe nuk ka negociuar me Mijallkovin që ai të dorëzohet dhe se shqiptimi i gjykimit të premten është punë e gjykatës, e cila do t’i zbardhë të gjitha këto, siç tha, dilemat e mundshme për rastin.

“Të gjithë i humbëm nervat në lidhje me këtë situatë dhe kjo është shumë reale dhe e pritur, secili nga ne të jetë i shqetësuar dhe i zemëruar sepse më kot ju si Qeveri zbatoni reforma të shumta, pakon e pestë ekonomike, ndërmerni përmirësim të gjendjeve në segmente tjera, kur të ndodh një ngjarje e tillë, nga i cili qytetarët me të vërtetë presin nga ne përgjegjësi serioze për shkak të asaj që ne kemi ecur nëpër rrugë, sepse kërkonim drejtësi. Në opinion gjithsesi se e gërryen integritetin kjo ngjarje dhe çdo ngjarje e llojit të tillë do ta gërryejë integritetin e Qeverisë, sepse Qeveria shkon në zgjedhje”, tha Spasovski.

I pyetur se në cilën mënyrë është vlerësuar se ai është në arratisje, ministri Spasovski u përgjigj se në lidhje me lëndën “Target-fortesa” masa e vetme e shqiptuar ka qenë marrja e pasaportës dhe njëherë në muaj të paraqitet në gjykatë, si masa mbrojtëse të cilat i ka përcaktuar gjykata. Ne praktikisht, nënvizon, nuk mundemi të ndërmarim, as nuk kemi pasur urdhër ose obligim të ndërmarim ç’farëdo lloj aktiviteti në lidhje me lëvizjen e Sasho Mijallkovit.

“Nga momenti kur merren njohuri se është e mundur arratisja, ne i zbatojmë autorizimet tona policore dhe në suaza të atyre mund të ndërmerni veprim të mbuluar policor nga sipërfaqet publike, Kjo nuk do të thotë ndjekje e kujtdo qoftë. Kjo nuk është metodë efikase, por është e lejuar me ligj”, tha mes tjerash Spasovski.