RajoniTop Lajme

Nga aksioni i sotëm i policisë konfiskohen dy valixhe me para

Shpërndaje

Dy çanta të mbushura plot me kartëmonedha euroshe është sekuestruar nga Policia e Kosovës në aksionin e nisur sot në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë.

Siç mësohet paratë janë konfiskuar nga shtëpitë e disa prej të arrestuarve sot.

Për këtë ka reaguar edhe Ehat Miftaraj, nga IKD-ja, i cili ka bërë të ditur se nga ky aksion janë konfiskuar dy valixhe me para.

Miftaraj ka theksuar se janë konfiskuar me qindra mijëra euro, ndërsa ka përgëzuar për prokurorin e rastit Rafet Halimi nëse përfundon siç duhet lënda.

“Nga aksioni i sotëm si duket dy valixhe me euro qenkan konfiskuar. Bankënotat 500, 200 dhe 100, aty-këtu edhe 50. Jo pak, po shumë, me qindra mijëra euro. E në këtë rast, nëse përfundon si duhet lënda, një përgëzim për prokurorin e rastit Rafet Halimi dhe krejt zyrtarët policorë. Respekt për prokurorin Rafet Halimi. Ama aspak respekt për Kujtim Munishin, që është mundur në vend të ngjarjes t’ia marrë meritat prokurorit Halimi”, ka shkruar ai.