”Babai na rriti me sakrifica”/ Shqiptari mban traktorin e babait në dhomë si kujtim
Haki Abdylit nga fshati Dobërçan, ruan një objekt të veçantë nga e kaluara e tij, traktorin e babait.
Ai thotë se babai i tij i ka rritur duke punuar me këtë traktor, dhe për atë ka vendosur që ta mbajë në dhomë, si kujtim për babën e vdekur tashmë.
Ai në një intervistë për ATV thotë se shtatë fëmijë sa janë tani, babi i tyre i ka rritur duke punuar me këtë traktor.
Hakiu thotë se traktori është blerë para 45 viteve, dhe ende është në gjendje të rregullt, por tani më nuk shfrytëzohet për punë, por si një objekt kujtimi për familjen e tyre.