RajoniTop Lajme

Rama publikon pamje nga kantieri i Fushë-Krujës: Pas disa muajsh do të jetë një nga lagjet më të bukura në Shqipëri

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj fundjave e ka nisur duke publikuar pamje nga lagjja e re e rindërtimit në Fushë-Krujë, një nga zonat më të goditura nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.

Ai thekson se pas disa muajsh kjo do të jetë një nga lagjet më të bukura në Shqipëri.

“Mirëmëngjes, dhe me Lagjen e Rilindjes së Fushë-Krujës, e cila pas disa muajsh do të jetë një ndër lagjet më të bukura rezidenciale të Shqipërisë, por jo për të pasurit po për njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, që humbën gjithçka 15 muaj më parë nën goditjen tragjike të tërmetit, e të cilët kurrë nuk i lamë dhe nuk do t’i lemë vetëm, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama.

VIDEO