MaqedoniTop Lajme

Gjithsej 600.000 euro mbështetje nga MBPEU për katër fakultete

Shpërndaje

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave me 600.000 euro përmes Programit për zhvillim rural do t’i mbështesë katër institucionet e larta-arsimore: Fakultetin e Shkencave Bujqësore dhe Ushqim, Fakultetin e Mjekësisë Veterinare, Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore dhe Ushqimit në Tetovë dhe Fakultetin Teknologjik-Teknik në Veles.

Mjetet janë destinuar për pajisjen e laboratorëve, për siguri të ushqimit, për pajisje për zbulim të metaleve të rënda në ushqim, si dhe për sigurimin e pajisjes demonstruese për studentët.

“Të gjithë i përkulen mbretit, ndërsa mbreti i përkulet mësuesit, ishte mesazhi simbolik që e dërgoi ministri i Bujqësisë, Arjanit Hoxha para nënshkrimit të memorandumeve për bashkëpunim përmes të cilave do të realizohet mbështetja financiare për katër fakultete.

Mbështetja, theksoi, është investim afatgjatë në zhvillim të agro-sektorit dhe sigurimin e prodhimit cilësor, të sigurt dhe të pasur.

“Kjo është ura e parë e bashkëpunimit midis Ministrisë dhe Institucionit Shkencor-Hulumtues. Pas disa dekadave, sot do ta ripërtërijmë marrëdhënien e partneritetit me ta. Në program për zhvillim rural ka perceptim të qartë për rëndësinë e arritjeve shkencore dhe zbatimit të tyre në zhvillim të agro-sektorit. Gjatë krijimit të kësaj mase u nisëm nga nevojat për ndërtim të një sistemi të qëndrueshëm për prodhim dhe siguri të ushqimit, duke i përfshirë përpjekjet për mbështetje shkencore dhe ekspertizë profesionale. Qëllimi përfundimtar është përmbushja e standardeve evropiane në sistemet për kontroll, cilësinë, shëndetin dhe sigurinë e ushqimit”, nënvizoi Hoxha.

Është kyçe, potencoi Hoxha, njohuria të arrijë te çdo bujk në shtet. Të gjitha vendet me agro-sektor të zhvilluar i detyrohen këtij zhvillimi të shkencës dhe hulumtimit si vegël themelore për përparim dhe mirëqenie të prodhuesve.

“Synojmë drejt BE-së, ndërsa deri atje çon përmes edukimit dhe bashkëpunimit në të gjitha nivelet midis fellës shkencore, institucioneve dhe bujqve, theksoi ministri.

Nënshkruesit e memorandumeve theksuan se mbështetjen nga Ministria do ta shfrytëzojnë për projekte të reja shkencore-hulumtuese, por edhe për inicim të bashkëpunimit me kolegët e vet në nivel global dhe rajonal. Planifikohet shkëmbim të kuadrit dhe përvojave. Sipas fakulteteve, praktika e mirë e prodhimit dhe implementimi i standardeve ndërkombëtare janë bazë për prodhim cilësor dhe konkurrues.