Bashkëshortja e presidentit Pendarovski pranoi vaksinën kundër COVID-19

Shpërndaje

Bashkëshortja e presidentit Stevo Pendarovski, Elizabeta Gjirgievska sot pranoi vaksinën kundër coronavirusit.

Gjorgievska lajmin e shpërndau nëpër rrjetet sociale dhe publikoi disa fotografit.

“Stomatologjia për fëmijë tashmë është e vaksinuar”, shkroi ajo në përshkrimin e fotografive.

Ndryshe, vaksinimi për punonjësit shëndetësorë në Maqedoni filloi më 17 shkurt me vaksinat e dhuruara, ndërsa pas personelit mjekësor përparësi për vaksinim do të kenë të moshuarit mbi 70 vjet.