Bllokohet Kuvendi: Edhe 2000 amandamente tjera nga opozita shqiptare!
Edhe 2000 amandamente tjera nga Koalicioni ASH&AAA!
Për herë të parë, pas 30 viteve, opozita shqiptare në RMV, konkretisht Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, bllokojnë punën e Kuvendit dhe ligjeve që duhet të sillen.
Kjo erdhi si pasojë e bllokimit të Ligjit për Shtetësi, nga ana e LSDM dhe VMRO, prandaj si kundër reagim në të njejtën monedhë, përmes amandamenteve, po ua kthen edhe Koalicioni ASH&AAA.
Kjo formë e bllokimit të punës së Kuvendit të RMV do të vazhdojë edhe ditëve në vijim, sipas deklaratave publike të z. Sela dhe z. Gashi, ku për secilin ligj do të propozohen me mijëra amandamente, derisa kjo Qeveri të pranojë zgjidhjen e problemit të qytetarëve shqiptarë për shtetësi. Ky njëherit është edhe kushti, apo vija e kuqe, për të cilën Koalicioni ASH&AAA nuk do të bëj kompromis për debllokim të punës së Kuvendit.
Vlen të theksohet se të gjitha amandamentet e propozuara deri më tabi, për herë të parë pas 30 viteve, pranohen vetëm në gjuhën shqipe.
Deklarata e deputetit Halil Snopce:
Deputetët e koalicionit opozitar ASH-AAA, kanë vazhduar edhe sot me dorëzimin e amendamenteve në Kuvend për të bllokuar punën e institucionit ligjvënës pasi ditë më parë partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE bllokoi pr/ligjin për shtetësi duke dorëzuar mbi 500 amendamente, shkruan gazeta LAJM. Sipas informacioneve nga Kuvendi, vetëm sot deputetët opozitar të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës kanë dorëzuar 2000 amendamente, ndërsa dje mbi 500. Deputeti Halil Snopçe i tha gazetës LAJM, se bllokada e Kuvendit do të vijojë derisa nuk zhbllokohet pr/ligji për shtetësi, pasi sipas tij, nuk ka ligj më të rëndësishëm se ky. “Sikurse dje edhe sot po dërgojmë amendamente në Kuvend, konform vendimit partiak pas bllokimit të Ligjit për shtetësi. Ju e dini se bllokimi i Ligji për shtetësi ishte i njëanshëm. Nga njëra anë partia në pushtet del me vendim të Qeverisë së Ligji është kundërkushtetues pa ofruar asnjë zgjidhje. Është një bllokad totale dhe ne për momentin konsiderojmë se nuk ka ligj më të rëndësishëm se Ligji i shtetësisë për shkak se në mungesë të tij shumë qytetarë kanë probleme të ndryshme”, u shpreh deputeti Halil Snopçe për gazetën LAJM.