Zv.kryeministri Grubi takohet me kreun e BFI-së, Shaqir Fetahun
Sot vizitova kreun e BFI-së, Reisin Shaqir Fetahu, me të cilin bashkëbiseduam lidhur me procesin e Regjistrimit të popullatës që për momentin është duke u zhvilluar në diasporë.
U dakorduam për sensibilizim maksimal të diasporës për përfshirje sa më të madhe në këtë proces të rëndësishëm statistikor.
Me Reisin biseduam edhe për tema tjera, siç është akreditimi i Medresesë dhe denacionalizimi.
Bashkërisht, konstatuam se është obligim moral i të gjithë neve që të japim kontribut në drejtim të regjistrimit të suksesshëm pasi si proces është i rëndësisë së veçantë për vendin tonë.