ASH-ja akuzon Xhaferin për gjuhën shqipe: Nuk na u pranuan amendamentet në shqip
Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa akuzuan kreun e Kuvendit Talat Xhaferin se i pamundëson opozitës shqiptare të dorëzojnë amendamentet në gjuhën shqipe.
Elmi Aziri tha se dorëzimi i amendamenteve në gjuhën shqipe ua garanton ligji për gjuhët. Në sqarimin zyrtar nga kryetari i Kuvendit thuhet se amendamentet e parashtruara nga grupi parlamentar ASH-AAA ndaj ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për kundërvajtje, duhet të harmonizohen me nenin 3 të ligjit për përdorimin e gjuhëve.