Zaev: Personalisht do të përpiqem ëndrra e Gavrilovit për “Fond për media” të bëhet e vërtetë
Me këtë vdekje të parakohshme kemi humbur një punëtor të sinqertë dhe të përkushtuar të medias, i cili me guximin dhe gatishmërinë e tij për t’u përballur me sfidat profesionale të mediave, udhëhoqi dhe vendosi standarde për biznesin mediatik dhe gazetarinë që do të mbahen mend si veprat e tij, theksoi kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk në lidhje me vdekjen e Goran Gavrilovit, themelues dhe pronar i Radio Kanalit 77 dhe portalit Shërbimi mediatik maqedonas.
“Me mosbesim të madh e mora lajmin e trishtuar për vdekjen e Goran Gavrilovit, themelues dhe pronar i Radio Kanalit 77 dhe portalit Shërbimi mediatik maqedonas. Me Goran Gavrilov si themelues dhe njeriu i parë i Asociacionit të mediumeve elektronike private në Maqedoni (AMPEM), unë dhe Qeveria, për shkak të njohurive të tij në këtë fushë dhe për shkak të entuziazmit të tij, patëm bashkëpunim dhe komunikim të ngushtë për t’i përmirësuar kushtet e punës së mediave. Ajo që unë e di personalisht nga bisedat e mia me të është se ai ishte gjithmonë në anën e gazetarëve”, tha Zaev.
Shkruan se Gavrilov kishte zhvilluar edhe një koncept serioz dhe propozim iniciativë për krijimin e një “Fondi për media” për prodhimin e përmbajtjeve mediatike me interes publik, si një mekanizëm për mbështetje të angazhimeve profesionale të punonjësve mediatik.
“Personalisht do të përpiqem që ëndrra e tij të realizohet dhe do ta mbështes krijimin e një Fondi për prodhimin e përmbajtjeve mediatike me interes publik, në përputhje me idenë e tij themelore, dhe duke e ndjekur shembullin e disa vendeve evropiane unë do të inicoj fond i tillë të quhet Goran Gavrilov. Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë, ua shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjes së Goranit dhe të afërmve dhe miqve të tij. Qoftë i përjetshëm kujtimi për Goranin dhe arritjet e tij. Lavdi për të”, thekson kryeministri Zaev.