Me poza atraktive, Duda Balje feston për ulësen në Kuvend
Duda Balje ka siguruar një ulëse në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës.
Komisioni Qendror Zgjedhur sot (e shtunë) ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit, shkruan lajmi.net.
Me këtë rast, u bë e ditur se Adrijana Hoxhiq ka mbetur jashtë Kuvendit pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa Dua Balje fitoi ulësen e deputetes.
Deputetja nga Unioni Social Demokrat e festoi këtë sukses përmes disa fotografive joshëse në rrjete sociale.
Duda Balje thotë se ndjehet krenare me shtetin e Kosovës, ndërsa thekson që u vërtetua ajo se askush nuk mund të shkelë dinjtetin e një komuniteti me vota të një komuniteti tjetër.
“KRENARE ME SHTETIN TIM KOSOVËN!
U vërtetua dhe konfirmua nga shteti ligjor i Kosovës që askush nuk mundet të shkelë dinjitetin e asnjë komuniteti me vota të një komuniteti tjetër.
Tash e tutje çdo kush kur të aplikon për mandate të rezervuara e ka të kjart që nuk mund të luaj me vullnetin e askujt!
Shteti i Kosovës është shtet demokratik dhe ligjor, kurse ata që deklarojn se Kosova është shtet jo ligjor kanë probleme serioze me demokracin dhe drejtësin. Kur dikush që ka dashur të dhunoj demokracin e Kosovës flet për jodemokraci atëherë nuk do shumë koment.
Sinqerisht më vjen keq që shumë njerzë janë terrorizuar në këto zgjedhje. Mirëpo verdikti i organeve të drejtësis së shtetit të Kosovës tregoi se demokracia nuk mund dhe nuk do lejohet të shkelët nga askush. Arrestimet për keqpërdorimet në procesin zgjedhor janë sinjal i kjart që s’ka lojë me shtetin ligjor.
Unë i falenderohem të gjithëve që e dhan kontributin e pashoqë”, shkruan Balje.