Kallen mediat maqedonase, Artan Grubi nuk përkulet para “branitellave” (Video)

Shpërndaje

Nuk bën zhurmë, por vepron. Zhurmë sot bëjnë mediat maqedonase për një akt që shumë politikanë shqiptarë nuk do ta kishin bërë. Më saktë shumica e politikanëve tjerë më herët kishin rënë në grackën palës tjetër, krejtësisht të përulur përpara figurave maqedonase, por jo edhe Artan Grubi.

Tek maqedonasit ai sot përbën një skandal të madh siç shkruajnë mediat e tyre, por te shqiptarët ai përbën patriotin sepse ai, pra zëvendëskryeministri i parë, nuk u përkul para pllakës përkujtimore të pjesëtarëve të vrarë të Njësitit “Tigrat”duke i vënë në zjarr mediumet maqedonase.

Grubi në një mënyrë u tregoi të gjithëve për reformimin e kësaj njësie speciale që ka qenë etnikisht e pastër dhe ku shqiptarët janë numëruar nëpër gishta ose fare. Madje ky njësit special ka një imazh të keq për shqiptarët sepse këta të fundit kanë qenë cak i aksioneve të tyre ndër vite.
Sot u shënua 40 vjetori i themelimit të Task Forcës Speciale “Tigrat”.

Në kazermat Ilinden, udhëheqja e shtetit e udhëhequr nga Kryeministri Zoran Zaev vendosi lule të freskëta para monumentit të ndërtuar për nder të anëtarëve të rënë të Njësitit “Tigrat”.

Delegacioni përfshinte gjithashtu zëvendëskryeministrin e parë Artan Grubi, i cili nuk u përkul para monumentit.

Të përkujtojmë se Njësiti Tigrat nuk ka një konsideratë dhe emë të mirë tek pala shqiptare në ndërkohë që në të kaluarën ata kanë kryer shumë aksione në dëm të shqiptarëve.

Shiko VIDEON: