BotaTop Lajme

Gjermania pezullon përdorimin e vaksinës kundër koronavirusit, të kompanisë “AstraZeneca”

Shpërndaje

🔴 Qeveria gjermane njoftoi se pezulloi përdorimin e vaksinës kundër koronavirusit, të kompanisë “AstraZeneca” pas raportve të reja për mpiksje të gjakut.

👉 Ministria e Shëndetësisë tha të hënën se vendimi u mor si një “masë paraprake” dhe me këshillën e rregullatorit kombëtar të vaksinave të Gjermanisë, instituti “Paul Ehrlich”, i cili bëri thirrje për hetime të mëtejshme të rasteve. Në një deklaratë, ministria tha se Agjencia Evropiane e Barnave do të vendoste “nëse dhe si informacioni i ri do të ndikojë në autorizimin e vaksinës”./VOA