BotaTeknologji

Turqi, në janar-shkurt prodhohen mbi 222 mijë automjete

Shpërndaje

Prodhimi i automjeteve në Turqi, duke përfshirë automjete të lehta komerciale, traktorë dhe automobila, arriti në 222.264 njësi në janar-shkurt, raporton Anadolu agency (AA).

Shoqata e Prodhuesve të Automjeteve tha se shifra dymujore shënoi rënie 6,5 për qind nga një vit më parë.

Prodhimi i makinave të pasagjerëve ra me një ritëm më të shpejtë se prodhimi i përgjithshëm me 16 për qind në 136.882 në të njëjtën periudhë.

Shkalla e shfrytëzimit të kapaciteteve në sektor ishte 68 për qind nga janari në shkurt.

Sa i përket shitjeve, tregu i automjeteve, duke përfshirë kamionë të lehtë dhe automjete të tjera, u rrit me 38 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur në 106.532 njësi në dy muajt e parë të këtij viti.

Eksportet e industrisë automobilistike ranë 3 për qind në 4,9 miliardë dollarë gjatë së njëjtës periudhë.

Sektori eksportoi 165.467 automjete gjatë periudhës dymujore.

Në shkurt, prodhimi i automjeteve shënoi rënie me 9,3 për qind në bazë vjetore në 116.088 njësi.