Dreshaj mirënjohës për Daut Haradinajn që i liroi ulësen e deputetit
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Shemsedin Dreshaj, e ka falënderuar bashkëpartiakun e tij Daut Haradinaj, që ia liroi vendin e deputetit.Dreshaj tha se është obligim për të që përvojën e tij ta kthejë në shërbim të qytetarëve.
“Të nderuar qytetarë, u jam mirënjohës për mesazhet e pafundme të urimeve. Mirënjohje për mikun tim, Daut Haradinaj dhe gadishmërinë e tij që Aleancës dhe votuesve të saj të ju gjindet gjithmonë kur e kërkon koha, si në Parlament e edhe nga afër”.
“Nderi i posaçëm që të jem pjesë e Grupit Parlamentar të AAK-së, është obligim për mua që gjithë përvojen dhe dijen time t’a kthej në shërbim për qytetarët. Mirënjohës për besimin e dhënë”.