Del lista Përfundimtare e Zgjedhësve, të drejtën e votës e kanë mbi 3.5 milion shqiptarë
Ministria e Brendshme ka publikuar listën përfundimtare të zgjedhësve për zgjedhjet e reja Parlamentare që do të mbahen më 25 Prill 2021.
Nga të dhënat e publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile të drejtën e votës e kanë 3,588,869 shtetas shqiptarë. Plot 1,098 shtetas nuk janë papërfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit.
3,588,869 shtetas shqiptarë me të drejtë vote
50.5 % e zgjedhësve janë meshkuj dhe 49.5 % janë femra
107,024 zgjedhës votojnë për herë të parë
1,098 shtetas nuk janë papërfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit
5,199 është numri i qendrave të votimit