Maqedoni

Grubi: Miratuam ligj që ndalon keqpërdorimet në Regjistrim

Shpërndaje

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive, Artan Grubi në një intervistë për Express Intervista në Televizionin Koha në Prishtinë ka folur mbi apelin dhe rëndësinë e madhe që ka procesi i Regjistrimit në Maqedoninë e Veriut si dhe Ligjin e miratuar në Parlament me të cilin ndalohet keqpërdorimi gjatë procesit të Regjistrimit.

“Pikërisht mësimet që morëm nga gabimi në vitin 2011 u përpoqëm të miratojmë ligjin bashkë me të gjithë që ndalonte keqpërdorimin, me këtë ligj lejohet Regjistrimi dhe i diasporës që kemi filluar dhe të gjitha vendimet me Regjistrimin deri në aktin përfundimtarë duhet të nënskruhen dhe nga zëvendësdrejtori që është shqiptarë e me këtë kemi instaluar vendimarjen për të mundësuar Regjistrimin përmes mundësisë të regjistrohen edhe ata që janë resident e që jetojnë në diasporë, pra kemi vendosur instrumente shtesë”, thekson kështu Grubi.