Bota

Zvicra vendosi: Nuk ka hapje të restoranteve më 22 mars

Shpërndaje

Për Këshillin Federal, situata epidemiologjike aktualisht nuk lejon hapin e dytë të hapjes, i cili është prezantuar për konsultim. Numrat e infeksioneve gjithashtu po rriten në të gjitha vendet fqinje, megjithëse masat atje janë në disa raste shumë më të rrepta sesa në Zvicër, thuhet në një komunikatë të qeverisë.

Kështu, masat ekzistuese për të luftuar epideminë do të vazhdojnë.

Pra edhe më tutje mbeten të mbyllura tarracat e restoranteve, kinematë, qendrat e fitnesit etj., transmeton albinfo.ch.

Qëllimi është të ruhet pozicioni i mirë fillestar për fushatën e vaksinimit në muajt e ardhshëm dhe për hapin tjetër të hapjes pas Pashkëve. Më 14 Prill, Këshilli Federal dëshiron të vendosë se si të veprohet.

Vendimi: Takime private lejohen tash e tutje me 10 në vend të 5 personave: Për shkak të Pashkëve, Këshilli Federal do të lejojë familjet dhe miqtë të takohen në ambiente të mbyllura me një maksimum prej dhjetë personash në vend të pesë sa ishin më parë, përcjell albinfo.ch. Edhe fëmijët llogariten në këtë numër.

Ministri Berset është duke mbajtur konferencë për media ku po i shpalos masat e marra sot dhe po u përgjigjet gazetarëve.