Elmi Aziri: LSDM dhe VMRO po bashkëpunojnë kundër propozim ligjit për shtetësinë
I ftuar në TV ALFA, në emisionin debativ “çka nuk është e qartë” deputeti i Kolaicionit Aleanca dhe Alternativa Prof.Elmi Aziri, ka folur rreth aktualiteteve politike me theks të veçantë, propozim ligji për shtetësi dhe bllokimi i Kuvendit.
Deputeti Aziri ka thënë se Pushteti dhe Opozita maqedonase nuk kanë asnjë dallim në qasje në raport me propozim ligjin tonë, sepse Lsdm nuk e pranon në tërësi ligjin dhe duke pasur shumicën në Komisionin amë na e merr të drejtën për debat, kurse Vmro duke mos pasur formë tjetër për të na penguar ka parashtruar mbi 600 amandamente dhe kështu është bllokuar ligji për shtetësi, ne nuk na mbetet rrugë tjetër por të veprojmë në të njëjtën mënyrë si ata, në fakt ne nuk jemi shkaktari por jemi pasoja e bllokadës nga ana e LSDM dhe VMRO.
Në si koalicion tani më kemi shkuar edhe një hap më larg në këtë drejtim,duke bllokuar çdo ligjë që vjen në Kuvendë. Ka deklaruar Deputeti Elmi Aziri për TvAlfa.