BotaTop Lajme

Videokonferenca Erdogan, Von der Leyen dhe Michel, në fokus e ardhmja e marrëdhënieve Turqi-BE

Shpërndaje

Kreu i Shtetit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, realizoi të premten një takim virtual me Presidenten e Komisionit të Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.

Të pranishëm në këtë takim ishin gjithashtu ministri i Punëve të Jashtme – Mevlut Çavusoglu, drejtori i Komunikimeve të Presidencës – Fahrettin Altun dhe zëdhënësi i Presidencës – Ibrahim Kalin.

Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës bëri me dije përmes një komunikate të shkruar se takimi u zhvillua përmes videokonferencës nga vila e Vahdetinit në Çengelkoy të Stambollit dhe zgjati 45 minuta. Ajo tha se udhëheqësit diskutuan forcimin e marrëdhënieve Turqi-BE, çështjet rajonale dhe hapat e ndërsjella për të luftuar pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19).

“Erdogan u tha krerëve të Unionit se ai pret që takimi i javës së ardhshme i BE-së (25-26 mars) të japë rezultate për marrëdhëniet Turqi-BE duke hapur rrugën për veprim konkret, ndërsa shprehu besimin raporti mbi lidhjet Ankara-Bruksel, që do të paraqitet në këtë samit, duhet të pasqyrojë pikëpamje objektive dhe konstruktive mbi të ardhmen e marrëdhënieve Turqi-BE ”, theksoi komunikata.

Duke treguar rëndësinë e rifillimit të dialogut të nivelit të lartë për të forcuar bashkëpunimin, Erdogan tha se azhurnimi i marrëveshjes së vitit 2016 për emigrantët mes Turqisë dhe Unionit mund të formojë bazën për një agjendë pozitive.

Erdogan nënvizoi gjithashtu barrën në rritje dhe presionin mbi Turqinë nga azilkërkuesit dhe emigracioni i parregullt”, vijoi komunikata.

Duke propozuar përsëri një konferencë mbi Mesdheun Lindor, kreu i shtetit turk tha se BE-ja nuk duhet të lejojë Athinën dhe grekoqipriotët të abuzojnë Samitin e BE-së me pretekstin e “solidaritetit të Unionit”.

Sipas Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, Erdogan u tha liderëve evropianë gjithashtu se në vend të modeleve që janë provuar të jenë joefektive për të dyja palët në Ishull, duhet të diskutohen opsionet reale për çështjen e Qipros, duke iu referuar procedimit të tanishëm mbi bazën e dy shteteve sovrane.

Turqia ruan dhe mbështet stabilitetin e bashkëpunimin në Mesdheun Lindor dhe Egje pavarësisht provokimeve dhe agresionit të Athinës dhe grekoqipriotëve”, shtoi ai.

Nga pala e BE-së, Von der Leyen dhe Michel thanë në një deklaratë të përbashkët se udhëheqësit vlerësuan “gjendjen pas samitit evropian të 10 dhjetorit 2020, si dhe trajtuan situatën në Mesdheun Lindor duke përfshirë bisedimet e ardhshme të zgjidhjes në Qipros dhe stadin aktual të marrëdhënieve Turqi-BE”.

Pala e BE-së nënvizoi rëndësinë e çtensionimit të qëndrueshëm dhe të forcimit të mëtejshëm të ndërtimit të besimit për të lejuar një agjendë më pozitive BE-Turqi”, shtoi deklarata e përbashkët e Von der Leyen dhe Michel.

Udhëheqësit diskutuan gjithashtu situatën e rreth 4 milionë refugjatëve sirianë në Turqi, një çështje e mbuluar nga një marrëveshje e vitit 2016 midis Turqisë dhe Unoni, si dhe çështje rajonale të tilla si Libia e Siria. Në këtë takim virtual u diskutua gjithashtu për një vizitë të mundshme të Michel dhe Von der Leyen në kryeqytetin Ankara të Turqisë pas takimit të javës së ardhshme të BE-së.