Sport

Shkëndija e pamëshirshme me Vardarin

Shpërndaje

Shkëndija e Tetovës dhe Shkupi vijojnë duelin në distancë për titullin kampion, pasi të dyja kanë fituar në transferta dhe diferenca mes tyre mbetet shtatë pikë. Kuqezinjtë kanë triumfuar me rezultatin tenistik 6-1 kundër Vardarit, skuadër me të cilën kanë rivalizuar për titull vitet e fundit.

Skuadra e Ernest Gjokës u gjend shumë shpejt në disavantazh, por reagoi duke barazuar me Ramadanin. Më pas Ibraimi realizoi dy gola dhe e zgjidhi ndeshjen, për t’i lënë radhën Doriev, Hebajt dhe Elezit, që i çuan shifrat në 1-6.

Fitore me shumë vlera edhe për Shkupin, që me përmbysje kaloi skuadrën e Sileks. Ndeshja mbaroi 1-3 dhe për ekipin shqiptar realizuan tre lojtarë të huaj. Rwatubyaye shënoi i pari, ndërsa Diack e kaloi Shkupin në avantazh. “Vulën” në fund e vuri Reginaldo.

Dy skuadrat e tjera shqiptare në Maqedoninë e Veriut u mposhtën sot. Renova e pësoi nga Makedonija GP në shtëpi, edhe pse shënoi e para me Shefit Shefitin. Struga luante në transfertë dhe humbi me rezultatin minimal 1-0 me Akademija Pandev në Strumicë.

Këtu mund ta shikoni ndeshjen: