Ilir Meta inkurajon diasporën shqiptare të regjistrohet
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka ftuar diasporën shqiptare të regjistrohet.
Përtej aspektit statistikor, regjistrimi i popullsisë sipas Metës do të jetë përmbajtjesor në avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
“Theksova rëndësinë që ka përfshirja sa më e madhe e diasporës shqiptare në këtë proces. Përtej aspektit statistikor, regjistrimi i popullsisë do të jetë përmbajtësor në avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, ndaj i inkurajoj të gjithë të marrin pjesë në të. Si dy vende fqinje, aleate në NATO dhe me vizione të përbashkëta euroatlantike, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të duhet të forcojnë edhe më shumë marrëdhëniet në dobi të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit të rajonit”, njoftoi Meta pas takimit me zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubi i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Tiranë.