Rajoni

Përballja Rama-Meta në Gjykatën Kushtetuese/ Shtyhet seanca e së enjtes

Shpërndaje

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se seanca publike e caktuar për të zgjidhur çështjen e mosmarrëveshjes së kompetencave, mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama, e cila ishte planifikuar të mbahej më 25 mars, do të shtyhet në një datë tjetër ende të pacaktuar.

Dy krerët u përplasën për mosdekretimin e ministrit të Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj nga ana e Metës.

Ditën e sotme Gjykata Kushtetuese kishte seancë për testin e poligrafit, por njëri nga anëtarët u prek nga COVID. Në këtë situatë seanca u shty pasi njëri nga anëtarët e gjykatës është me Covid-19.

Nga shtatë, mbeten 6 anëtarë dhe numri nuk është i plotë për të zhvilluar seancën.