Rama kthehet nga Turqia me 192 mijë doza të ‘Sinovac’ (Video)
Kryeministri Edi Rama, nga Rinasi ku priti 192.000 dozat e para “Sinovac”, tha se një filial i kësaj fabrike shumë shpejt mund të jetë në vendin tonë.
“Më vjen shumë mirë që jemi këtu së bashku në një moment shumë të rëndësishëm në luftën ndaj pandemisë, por përpara se të jap disa shpjegime në lidhje me dozat e reja që sapo kanë zbritur në vendin tonë, dëshiron të ndaj me ju një lajm të mirë. Njëkohësisht kemi nisur bisedat për të sjellë në Shqipëri fabrikën për prodhimin e vaksinave. Një fabrikë të teknologjisë të lartë, e cila aktualisht është një nga kompanitë e mëdha në botë. Kompania farmaceutike që bën distribucionin e fabrikës Sinovac”, me këtë kompani, ne siç thashë, kemi nisur bisedimet për të sjellë në Shqipëri një investim shumë të rëndësishëm jo vetëm për këtë moment por edhe për të ardhmen. Një fabrikë prodhuese e cila do të hapë një tjetër faqe të rëndësishme në zhvillimin e sektorit të shëndetësisë të vendit tonë, të prodhimeve të cilësisë më të lartë”, tha Rama.