Ministrja Haxhiu merr vendimin e parë: Ndalon shpërblimet me pagesë të zyrtarëve të lartë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka marrë sot vendimin e parë si ministre në këtë ministri, transmeton ALBAZONE MEDIA.
Haxhiu bërë të ditur se ka ndaluar shpërblimet me pagesë të zyrtarëve të lartë.
Ajo tha se “duke pasur parasysh që pavarësisht kësaj ndalese, zyrtarët e lartë sërish janë shpërblyer me pagesa si anëtarë të organeve drejtuese ku kanë qenë anëtarë, Ministria e Drejtësisë si sponsoruese ka ndërmarrë veprime për zbatimin e këtij ligji”.
“Sot, Ministria e Drejtësisë në cilësinë e sponsoruesit, i ka dërguar opinion ligjor Agjencisë Kundër Korrupsionit.
Qëllimi i këtij opinioni ligjor është vënia në dijeni për mënyrën e drejtë në zbatimin e Ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, konkretisht nenit 13 të tij, i cili i ndalon shpërblimet me pagesë të zyrtarëve të lartë dhe i cili nuk është vënë ende në zbatim.
Duke pasur parasysh që pavarësisht kësaj ndalese, zyrtarët e lartë sërish janë shpërblyer me pagesa si anëtarë të organeve drejtuese ku kanë qenë anëtarë, Ministria e Drejtësisë si sponsoruese ka ndërmarrë veprime për zbatimin e këtij ligji.
Bashkëngjitur gjeni opinionin ligjor lidhur me këtë”, tha ajo.