VV-ja sërish me video, Kurti thotë se terminalet po ia kthejmë shtetit

Shpërndaje

Pasi u bë kryetemë videoja e javës së kaluar, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë edhe më një tjetër. Këtu flitet për specifikisht për terminalet. Dhe, për votën e Margarita Kadriut, djemtë e Isa Mustafës dhe biznesmenët Devolli.

Videoja e fundit e VV nis me njoftimin për hapjen e Terminalit të Durrësit. Pas kësaj, flet për terminalet përbrenda Kosovës, të cilat, thuhet në video, u janë shpërndarë personave e familjeve të caktuara.

“Por në Republikën e Kosovës terminalet në çdo cep të saj kanë qenë në pronësi private të lidhura ngushtë me politikën. 37 milionë euro i kanë përvetësuar për 1 vjet vetëm prej 10 Terminaleve. 370 milionë euro për 10 vjet prej këtyre Terminaleve. Ndërkaq tash Qeveria Kurti ka filluar kthimin e terminaleve në shtet prej nga do të përfitojë Republika”, thuhet mbishkrimin e videos.

Ndërkaq, në video përmendet vota e ish-deputetes Margarita Kadriu për zgjedhjen e Presidentit Hashim Thaçi në vitin 2016, djemtë e ish-Kryeministrit Isa Mustafa dhe Devollët, ku dalin fytyrat e dy vëllezërve Shkelqim e Blerim Devolli.

“Fitimin që disa familje e kanë nxjerrë prej shtetit, tash e merr shteti”, thuhet në video.

Videoja e kaluar, që targetonte ish-liderët e Kosovës, përfshirë ata që mbahen në Hagë, nxiti shumë reagime.

VV ka vazhduar me akuza për ish-pushtetet, duke thënë se zhurma e tyre është për pushtetin që kanë humbur, e jo për shtetin.

“Do të bërtasin edhe më shumë, kur të fillojë konfiskimi i pasurisë së paligjshme dhe vetingut”, thuhet në videon e publikuar nga Vetëvendosje.