Opinione

Maqedonasit s’kanë pse të tremben

Shpërndaje

Shkruan: Prof. Arbër Çeliku

Mickoski, Apasievi, branitelli Stojançe Angelov dhe shumë e shumë të tjerë si këta, s’kanë pse të tremben nga numri real i shqiptarëve.

E kuptoj frikën e tyre, që buron nga mashtrimi ndër dekada të mbjellë në kokat e tyre nga një sistem i kalbur politik dhe që tani ka filluar të demaskohet, por balloni, sado i madh të të duket, me t’ia afruar gjilpërën, ai pëlcet dhe nuk mbetet asgjë prej tij, sepse brenda është bosh, njëjtë si ideologjia e tyre shoviniste.

Ne shqiptarët jemi në tokat tona, të trashëguara brez pas brezi për shekuj me radhë, kur sllavët ende nuk kanë ekzistuar dhe do të jemi sa të ekzistojë bota. Ne duam hisen tonë, të drejtat tona, tokën tonë, që padrejtësisht na janë mohuar nga sistemi i kalbur dhe i përkohshëm politik.

Sa më shpejt që të ktheheni në realitet dhe të mos jetoni në ëndrrat dhe fiksionet e së shkuarës, aq më shpejt do t’ju ikë frika, lemeria dhe tmerri.

Kuptojeni se pa shqiptarët ju nuk keni të ardhme dhe pa të ardhme dihet çfarë ju pret.

Prandaj s’keni pse të keni frikë nga numri i shqiptarëve, vetëm diaspora e rrubullakosi 20%, që ju e venit në pikëpyetje dhe e proklamonit si dhuratë dhe zemërgjerësi për ne.

Mos kërkoni shtyrje të regjistrimit! Binduni me realitetin e ri dhe kërkoni falje për padrejtësitë shekullore ndaj popullit shqiptar në RMV.

Nuk është as vonë dhe as turp…