Arben Vitia tregon se kur fillon vaksinimi kundër koronavirusit dhe se kush ka prioritet t’i marrë ato
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka treguar se vaksinimi kundër koronavirusit do fillojë këtë javë në Klinikën Infektive dhe se personeli shëndetësor ka prioritet.Vitia shton se edhe pse po fillon vaksinimi nuk do të thoë se po përfundon pandemia, duhet akoma kujdes, përcjellë Gazeta Blic.“Ky kontigjent i vaksinave erdhi nga Covax, ne falenderojmë këto vende. Kaloi më shumë se një vit nga rastet e para, e tani jemi në gjendje të rëndë. Kohë për të humbur nuk kemi, prandaj do fillojmë me dozat e para duke filluar aty ku beteja është më e vështirë, pra në Klinikën Infektive. Edhe pse vaksinimi po fillon nuk do të thotë se pandemisë po i vjen fundi. Duhet të respektohen masat kundër Covid. Duhet që së bashku të ulim numrin e të infektuarve. E kemi për obligim secili respektimin e masave. Kemi filluar punën për sigurimin e vaksinave tjera. Vaksinimi fillon këtë javë me prioritet personelin shëndetësorë”, deklaroi Vitia.