Pendarovski: Është turp për shtetin që qytetarët u vaksinuan në Serbi, kjo nuk duhet të ndodhë
Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski tha se është turp për shtetin me atë çfarë ndodhi gjatë kësaj fundjave kur qytetarët e Maqedonisë shkuan për vaksinim në Serbi.
Pas mbledhjes së Këshillit për Siguri, Pendarovski shtoi se shteti duhet të gjejë mënyrë që t’i vaksinojë qytetarët dhe t’u japë mbrojtje këtu dhe se ato fotografi që u shfaqën nuk duhet të përsëriten.
“Sipas asaj që tha ministri Filipçe, imunizimi do të fillojë nga dita e nesërme. Kërkova nga autoritetet kompetente që ta organizojnë procesin në mënyrën më të mirë dhe të vazhdohet me imunizimin e plotë të popullatës. Ndalesë të këtij procesi nuk duhet të ketë. Këtë nuk e them vetëm unë, besoj se po e përcjell ndjesinë e qytetarëve të Maqedonisë të cilët janë të pakënaqur që këtë plan nuk e kemi bërë deri tani”, tha Pendarovski.
Ai tha se jemi në fazën më të fortë të pandemisë dhe se kapacitetet janë mbushura.
“Shteti nuk duhet të lejojë asnjë qytetar i ynë të mos pranohet në spital për mjekim. Nga ministri mora fjalë se nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë. Ju bëj thirrje qytetareve që jenë të përgjegjshëm”, tha Pendarovski.